Transmetuar më 26-11-2017, 11:13

Dikur të reja, me lëkurë të lëmuar dhe gjithë energji, sot të plakura, të rrudhura, por sërish bashkë.

Katër motra amerikane nga Masachussets kanë vendosur që 40 vite të jetës së tyre, ti fiksojnë në një album fotografik.

Motrat, të gjitha me tipare natyrale gështenjë, që nga viti 1978 e deri më tani kanë realizuar nga një fotografi çdo vit.

Në galerinë e fotografive që shoqërojnë shkrimin ato shihen thuajse në poza identike dhe me veshje të ngjashme.

Një kujtim i bukur mes motrash, i cili po bën bujë në rrjetet sociale dhe që mund të shërbejë si frymëzim për shumë të tjerë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd