Transmetuar më 26-11-2017, 10:37

Prej disa vitesh ata janë bashkë, të dashuruar dhe të plotësuar me një fëmijë. Këngëtarja Adelina Ismajli ndihet e bekuar për familjen që ka.

Ditën e sotme bashkëshorti i saj Vali Krasniqi feston ditëlindjen dhe ajo ka zgjedhur fjalë vërtetë të ndjera për të.

“Urime ditëlindjen dashnia jeme, shoku jem më i mirë, më i bukuri që kam pa, dielli i jetës sime, krahu im i fortë, Vali im”, shkruan Adelina në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto të Valit, nga periudha e pushimeve të tyre.

Këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj, rreth shtatë muaj më parë u bën prindër të Uliksit të vogël. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd