Transmetuar më 26-11-2017, 08:11

Moderatorja Viola Spiro po kalon momente të vështira. Kjo pasi i dashuri i saj, rezulton të jetë arrestuar pak ditë më parë gjatë një operacioni antidrogë në Itali.

Mediat italiane e cilësojnë të dashurin e bukuroshes shqiptare si “bosin e kokainës”, pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Holanda drejt Italisë.

Operacioni është zhvilluar në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ku hetuesit holandezë dhe nga policia e Firences në Itali, janë arrestuar shtatë persona përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës, armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.

Hetimet kanë nisur në maj të vitit 2015, ndërkohë që në një shkrim të gazetës italiane “La Nazione Firenze”, thuhet se Valentin Selaj ishte “Bosi i drogës”.

Ai etiketohet edhe si kreu i një bande të fuqishme ndërjkombëtare, e cila trafikonte kokainë nga Amerika drejt zonës së Firenzes në Itali, nëpërmjet Hollandës.

Muaj më parë mediat rozë shkruan gjerësisht për lidhjen e moderatores Spiro me Valentin Selaj, i cili sipas mediave të shtetit fqinj, është arrestuar pak ditë më parë. Bukuroshja e ekranit ka tentuat për shumë kohë që ta mbajë partnerin e saj larg vëmendjes së mediave.  /a.y/noa.al