Transmetuar më 25-11-2017, 21:09

Një 32-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde narkotike.

Ai u ndaluaa në Siena të Italisë, pas sjelljeve të dyshimta që shfaqi përpara policisë.

Atij iu gjetën të fshehura dy pako me kokainë me 50 gram secila.

Pas kontrollit në makinë, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij, ku gjeti sërish 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga rreth 50 gram kokainë secila.

Në fakt, ajo që “çmendi” policinë, ishte vendi se ku kishte vendosur për të fshehur lëndën narkotike.

Autoritetet gjetën rreth 12 gram kokainë të fshehura në shishen e termosit të foshnjës së tij 14 muajshe. Në total policia sekuestroi rreth 250 gram kokainë me 350 doza si dhe me një vlerë prej 25,000 eurosh. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd