Transmetuar më 25-11-2017, 15:17

Vranësira dhe reshje të herë pas hershme do të ketë në zonat Veriore ndërsa Jugu dhe pjesërisht Qendra mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pas mesditës vranësirat shtohen në territor duke sjellë gradualisht shira edhe në zonat Qendrore e Jugore. Në të njëjtat kushte mbetemi edhe gjatë natës kur ri-shfaqen reshjet e dëborës në zonat malore në Veri dhe Lindje të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke bërë që ekstremumet termike ditore të luhaten nga 2°C në 19°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor- Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Europa Juglindore dhe gadishulli Ballkanik do të përfshihen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme.

Në të njëjtat kushte mbetet zona e Alpeve Europiane ndërsa vranësira të shpeshta por reshje të pakta do të ketë Europa Veriperëndimore.

Ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në Europën Jugperëndimore si edhe Lindjen dhe pjesërisht Europën Qendrore. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd