Transmetuar më 25-11-2017, 11:52

U bë i famshëm në Shqipëri me rolin e "Omer" në serialin “Dashuri me qera” dhe sot është një nga aktorët më të preferuar turk.

Së fundmi Baris Arduc ka bashkëpunuar sërish me Elcin Sangu ose e njohur ndryshe si “Defne” për filmin e ri "Koha për Lumturi".

Por për të dy këta aktorë është përfolur shumë për një lidhje midis tyre! Por “Omer” e mohoi një lidhje të tillë duke u shfaqur në premierën e filmit “Kohë për lumturi” me të dashurën e tij.

I pyetur për të dashurën e tij Gupse Ozay, aktori deklaroi: "E dua shumë në çdo aspekt".

Baris Arduc u njoh me aktoren e serialeve komikë Gupse Ozay në shesh-xhirimet e filmit "Deliha" në nëntor të vitit 2014 dhe prej asaj kohe janë bashkë edhe në jetën private. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd