









Emigrimi i të rinjve drejt Britanisë së Madhe ka tërhequr përsëri vëmendjen e gazetës “Daily Mail”. Rrethuar nga malet me borë, Krumë është "periferia" më e vështirë e Londrës, e nisë ajo artikullin.
Largimi i të rinjve drejt Anglisë në mënyrë ilegale e që shifrat e pagesave arrijnë dhe deri në 12.000 paund, në shumicat e rasteve bëhet me ndihmën dhe mbështetjen e familjes.
Prestigjiozja britanike e paraqet jetën e të rinjve në veri të Shqipërisë pa të ardhme dhe që mundësia e vetme që mbetet është, Anglia.
Mirëpo pas kalimit në shtetin tjetër jetesa e tyre ndryshon, nga të pa shpresë kthehen ndër personat që bëjnë foto me pije alkoolike dhe flamurin shqiptarë.
“Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me flamurin shqiptar, selfiet e të rinjve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës. Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshëm lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi asaj të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe.
Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre në mënyrë ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestare”, sipas një investigimi të Daily Mail.
E ardhmja e tyre në shtetit Britanik mund të marri dhe drejtim tjetër duke përfunduar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptarë të cilat shteti britanikë i përshkroi bandat më të rrezikshme.
Vëmendja e gazetës shkon dhe tek historitë njerëzore të këtyre familjeve që janë të gatshme që fëmija i tyre të jetojë në një familje kujdestare në Britani vetëm që të ketë një të ardhme më të mirë.
Ish-polic Isa Rexha nuk e ka parë djalin e tij për dy vjet që prej moshës 15 vjeç. I riu jeton me prindërit kujdestarë në jug-perëndim të Londrës dhe merr shkollimin e financuar nga shteti ndërsa ai stërvitet për t’u bërë hidraulik" shkruan “Daily Mail”.