![](https://noa.al/newsImages/2017/11/661032__original.jpeg)
![](/newsImages/2017/11/661032__Bkx7c4FHeM.jpeg)
![](/newsImages/2017/11/661032__H1X9NtBxG.jpeg)
![](/newsImages/2017/11/661032__rkz54YBgG.jpeg)
Sara Hoxha dhe Lori Hoxha janë dy motrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar dhe një pjesë të mirë të kohës e kalojnë bashkë edhe pse kanë angazhime të shumta.
Motrat e famshme pëlqehen mjaft nga publiku shqiptar për stilin e tyre të veshjes. Por përveç veshjes, një tjetër gjë për të cilën ato përfliten është lidhja e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.
Ato janë mjaft të afërta dhe kjo tregohet shpesh në postimet e tyre, ku gjithmonë vërejmë shkrime apo komente interesante.
Dhe “çmimi” për postimin më të mirë të ditës i shkon Lorit, e cila ka zgjedhur “Ditën e Falenderimeve” për t’i thënë disa fjalë zemre Sarës.
“Jam mirënjohëse për të. Nëse ju më njihni mua, ju e dini se familja vjen para çdo gjëje, dhe jam mirënjohëse çdo ditë që jam bekuar të jetoj çdo ditë me ta. Numëroni bekimet tuaja”, shkruan Lori në Instagram. /b.l/noa.al/.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)