



Vihet nën sekuestro preventive kompleksi turistik “Santa Quaranta” në Sarandë dhe gjithë pasuritë e të shpallurit në kërkim për trafik droge, Klement Balili.
Paraditen e sotme, forcat e policisë kanë shkuar në hotelin në pronësi të tij, duke e vendosur nën sekuestro.
Pasuritë e tij vihen nën sekuestro pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi dje kërkesën e Prokurorisë, për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Balilit.
Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve të tij.
Balili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge për llogari të autoriteteve greke dhe ato shqiptare.
Zyrtarisht u konfirmua se nën sekuestro janë vënë apartamente në Tiranë dhe Sarandë si dhe hoteli “Santa Quaranta”, i cili rezulton në pronësi të ish-drejtorit të Transporteve Sarandë.
Balili i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale, njihet edhe si “kumbari” i drogës në Ballkan. /a.y/noa.al
Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të Klement Balilajt
Pasuritë e Balilit, Prokuroria kërkon sekuestron e "Santa Quarantas"