Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen me armë dhe maska të një furgoni pasagjerësh mesditen e së enjtes.
Në fshatin Kir të Dukagjinit, persona të atrmatosur dhe me maska i dolën përpara një furgoni, zbritën pasagjerët duke i detyruar të ecnin në këmbë dhe më pas dogjën makinën.
Më konkretisht shtatë persona u grabitën nga tre persona të armatosur, të cilët u morën gjithë çfarë pasagjerët kishin me vete.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici shoferi dhe pasagjerët kanë thënë se u kanë marrë gjithë çfarë kishin me vete, si telefona dhe para dhe rreth 1 milion lekë të vjetra, pjesa më e madhe e të cilave i përkisnin shoferit.
Më pas ata janë larguar me fuoristradën të cilën e kanë djegur pak më vonë, duke fshehur gjurmët.
“Na kanë dalë para në afërsi të antenave në Kir. Ne po uleshim nga Bregu i Lumit poshtë. Na ulën në tokë dhe na thanë lini telefonat. Njëri qëlloi njëherë. Ne u bindëm, i lamë telefonat ndërsa para nuk kishim. Na thanën ikni përpara dhe mos ktheni kokën. U detyruam që të ecnim para sepse ishin me automatikë në duar dhe të maskuar. Kishim frikë sepse ata ishin të armatosur”, thotë njëri prej pasagjerëve.
Një tjetër shton se ishte pasagjer kur pa tre persona të maskuar dhe me automatik në dorë, të cilët u kërkuan të dorëzonin telefonat, ndërsa shoferit i morën portofolin me para.
“Na urdhëruan që të ecim drejt dhe të mos kthenim kokën mbrapa. Na thanën që kush kthen kokën do të vritet. Ne vazhduam rrugën dhe kemi ecur në këmbë për rreth 50 minuta deri sa kemi shkuar tek një lokal që është më poshtë dhe aty është njoftuar policia”, tha një tjetër pasagjer.
Gjashtë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që hetimet vijojënë ende. Banorët e zonës shprehen të tmerruar nag ajo që ndodhi, duke pasur frikë të udhëtojnë në atë zonë. /a.y/noa.al
Maskat grabisin pasagjerët e një furgoni në Dukagjin, i vihet zjarri mjetit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd