Transmetuar më 23-11-2017, 18:53




Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar denoncimet dhe akuzat ndaj qeverisë me postimet e tij në Facebook.
Pasditen e kësaj të enjte, referuar një denoncimi të ardhur nga qytetarët, Berisha shprehet se avionë droge janë parë të fluturojnë që në orën 6:00 të mëngjesit në Kuçovë.
“Sot narko-flota ka nisur fluturimet me kaçatoret e saj, heret ne oren 6:00! sb” shkruan shkurtimisht ish-Kryeministri
Siç mund të shikohet edhe nga fotografia e postuar nga Berisha, në të shihen dy avionë në pjesë të ndryshme të Kuçovës.
Ndërkohë nuk mund të thuhet me siguri nëse ato po transportojnë apo jo lëndë narkotike.(e.c/noa.al)