Transmetuar më 23-11-2017, 17:55

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagon lidhur me tre ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim, të dyshuar si bashkëpunëtor të grupit “Habilaj”, të përfshirë në trafik droge.

Në një konferencë për mediat pasditen e sotme, ajo tha se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, janë në dijeni të vendit ku ndodhen të shumëkërkuarit.

Sipas saj, ata nuk flasin nga frika se mos u del emri si të përfshirë në trafik droge.

“Me fshehjen qe po i bën tre të akuzuarve po tregon para shqiptarëve se është pjesë e Habilajve. Ky veprim i sotëm është mbrojtje e bandave të drogës. Askush më mirë së Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai dhe Tahiri janë në dijeni se ku janë të kërkuarit. Kjo për faktin e thjeshtë se ata kanë frikë se nëse ndonjë kapet dhe nxjerr emrin e Edi Ramës. Sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar duhet të bashkojë forcat dhe të përzër këtë lloj politikani”, u shpreh Kryemadhi. /a.y/noa.al

Tre oficerët në kërkim, MPB: S’ka gjurmë prej tyre, nga kontrolli në banesa u gjetën prova

Operacioni për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të policisë u dekonspirua? Nisin hetimet 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd