Dhuna në familje vijon të mbetet një fenomen shqetësues, teksa viktima e radhës është një vajzë e re nga Tirana.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Yrshek ku 41 vjeçari me iniciale A.T ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, E.T, vjeç 23.
Menjëherë familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka prangosur autorin. Nga verifikimet e kryera rezulton se 41 vjeçari është i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani, dyshohet se konflikti fizik të ketë ardhur për motive të dobëta.
Në të njëjtën kohë, 23 vjeçares ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Ndërsa ndaj autorit u referuan materialet në Gjykatën e Tiranës “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. (e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd