Gjatë ditës së sotme u raportua në media se deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që kanë nisur për Saimir Tahirin dhe “Habilajt”.
Por në një reagim për ‘News 24’ ajo ka mohuar duke thënë se “nuk është e vërtetë se unë jam thirrur në prokurori për të dëshmuar”.
Ndërsa burimet kanë pohuar se ajo është thirrur në cilësinë e ish-zëvendësministres së Brendshme.
Elona Gjebrea ka mbajtur këtë detyrë deri në maj të këtij viti, kohë kur u kandidua për deputete në listën e PS për Tiranën.
Ajo ka shërbyer si zv.ministre për tre vite e gjysmë, kohë kur ky institucion drejtohej nga Saimir Tahiri.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd