Transmetuar më 23-11-2017, 08:22

Kryeministri Edi Rama promovoi sot për mbështetjen që thotë se do t’i jepet shëndetësisë përmes buxhetit të vitit të ardhshëm.
Ai publikoi një video informuese mbi atë që e cilëson mbështetje e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qytetarët më në nevojë.
Në videon që noa.al jua sjell më poshtë, flitet për rritje page 5% për mjekët dhe infermierët si dhe dyfishim i bonusit.
Ndërkohë Rama premton mbështetje përmes buxhetit edhe për ndihmën ekonomike.
Ai thotë se qeveria do të rrisë 2 deri 3 herë pagesat për ndihmën ekonomike. /b.l/noa.al/