Transmetuar më 22-11-2017, 16:57

Dënimi ndaj gjeneralit serb Ratko Mlladiç ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook Berisha e cilëson Mlladiçin si xhelatin e Ballkanit që shkaktoi mijëra viktima të pafajshme në Bosnjë- Hercegovinë.

Kjo është në fitore Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, por edhe një ngushëllim për familjet e viktimave të gjenocidit.

“Të dashur miq, dënimi me burgim të përjetshëm i njërit prej kasapëve më barbarë të Ballkanit në të gjitha kohërat, gjeneralit famëzi Ratko Mlladiç është një fitore e drejtësisë ndërkombëtare.

Dënimi i këtij xhelati sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është në një farë mënyre edhe një ngushëllim për familjarët e qindra mijëra viktimave të gjenocidit serb në Bosnjë Herzegovinë”, shkruan Berisha. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd