Transmetuar më 21-11-2017, 16:39

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane këtë të martë, i vënë nën akuzë për trafik droge.

Bëhet fjalë për 50 vjeçarin me iniciale M.G, i cili është vënë në pranga pas dyshimeve se e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë të shpërndarjes së drogës. 

Sipas mediave italiane, dyshimet nisën nga hyrje-daljet e shpeshta të shqiptarit në shtëpinë ku banonte, në një provincë të Romës.

50 vjeçari shqiptar madje tregohej mjaft i kujdesshëm që të mos shikohej nga askush rrotull sa herë dilte nga shtëpia, aq sa edhe bashkëjetueses së tij i kërkonte në citofon që të mos e hapte derën për asnjë motiv.

Por sapo shqiptari është larguar nga banesa, ai është bllokuar menjëherë nga karabinierët. Edhe pse shqiptari ka tentuar në disa raste që të fshihte çelësat e shtëpisë, nuk ja ka arritur dot.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, policia ka zbuluar dhe sekuestruar doza kokaine të mbuluar me letër celofan me një peshë totale prej 40 gramësh si dhe 950 euro cash. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd