Transmetuar më 21-11-2017, 16:24

Dy shqiptarë janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga policia italiane, pasi janë kapur në flagrancë me heroinë.

Sipas mediave italiane të arrestuarit janë: Abaz Vrapi, 48 vjeç, dhe Armand Hasa, 29 vjeç. Arrestimi i tyre ndodhi në Foggia, nga karabinierët që ndaluan makinën me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët.

Po sipas të njëjtave burime shqiptarët ishin pikasur më herët nga policia duke fshehur diçka në mes të pyjeve, që pas kontrollit rezultoi të ishte rreth 500 gramë heroinë.

Ndërkohë në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e tyre u zbuluan dhe sekuestruan edhe 25 gramë marijuanë. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd