Transmetuar më 21-11-2017, 12:46

Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e një vajze të re paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:06 minuta, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një  karburanti.

Sipas informacioneve policore mësohet se automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D., 23 vjeçe.

E reja ka vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë dhe plagëve të marra, duke mos pasur mundësi të dërgohet në spital për t’ju dhënë ndihma mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan aksidentin. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd