





Aktori i humorit Besart Kallaku pas largimit nga “Portokalli” është parë i ftuar në emisione të ndryshme, por ende pa ndonjë projekt konkret të tij.
Ditën e sotme ai ka sqaruar çdo thashethem mbi arsyet e largimit nga spektakli prej të cilit mori famë.
I ftuar në emsionin “Ditë e Re” në Ora News ai ka treguar se është larguar nga ‘Portokallia’ sepse dëshiron që të ketë një emision të tijin si edhe ka menduar një projekt.
“Arsyeja ime kryesore e largimit ështe se dua të ndërtoj diçka timen. Bashkë me Erion Isain duam të ngremë dicka së bashku me ish-asistent regjisorin e ‘Portokalli’, Ilir Muhametaj”, tha Besi.
Ai shtoi se aktualisht po merret me “Kënga Magjike”, ku bashkë me Erionin dhe Ardit Gjebrenë do të jenë bashkëprezantues. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





