
Një vajzë 13-vjeçare nga Tirana ka tentuar që të vrasë veten duke pirë një sasi të madhe medikamentesh si dhe duke prerë damarët e njërës dorë.
Mësohet se vajza me inicialet E.H., ka pirë dy pako paracetamol këtë të diel dhe ndërsa qëndronte e vetme në shkallët e pallatit ku banon, ka prerë damarët e njërës dorë me një brisk.
Për fat të mirë, një fqinj ka mundur ta gjejë atë vetëm pak minuta pas veprimit, duke e transportuar menjëherë në spital.
Sipas raportimit të “Panorama” thuhet se shkaku që e çoi atë drejt flijimit të jetës ishte mospranimi i ndarjes së prindërve.
Ata prej pak kohësh janë në procedurë divorci, ndërsa thuhet se e bija u ka kërkuar shumë herë që të mos ndahen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
