Transmetuar më 20-11-2017, 21:19



Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Montpellier të Francës, pas një sherri masiv mes emigrantëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një konflikt ku një 16-vjeçar ka goditur shqiptarin gjashtë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
I palosuri ndodhet në spital, ndërkaq Policia ka mundur të arrestojë disa orë më vonë autorin e krimit, një 16-vjeçar.
Identiteti i protagonistëve nuk është bërë me dije. Shkaqet e sherrit mes tyre nuk janë të qarta.
Mësohet se edhe autori i plagosjes është një shtetas shqiptar. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





