Transmetuar më 20-11-2017, 21:04

Dalin dëshmitë e para pas arrestimit të shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar se ka çuar në hotel dhe më pas kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 13-vjecare.

Dëshmia e djalit

I pyetur nga policia djali ka thënë se nuk e njihte fare vajzën.

“Unë isha me makinë duke ecur në rrugën kur ajo më ngriti dorën dhe kërkoi që ta ndihmoja, për ta shoqëruar”, ka thënë ai, shkruan “Panorama”.

Djali ka mohuar ta ketë rrëmbyer me forcë vajzën, por nuk ka sqaruar me detaje se përse u gjetën më pas në hotel, dhe pse ka kryer marrëdhenie seksuale me të.

Dëshmia e vajzës

Vetë vajza e traumatizuar ka rrëfyer se ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur i ka dalë përpara djali me makinë.

“Më kapi me forcë, më futi në makinë dhe pastaj më çoi në hotel”, tregon vajza, duke shtuar se më pas ai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd