Transmetuar më 20-11-2017, 18:50

Grabitjet me maska janë rikthyer këtë herë duke grabitur një banesë ku ndodheshin dy të moshuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkallnur të Durrësit, ku tre persona të maskuar me kapuç, hynë në banesën e çiftit dhe vodhën një sasi parash.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, viktimë e kësaj skene kanë rënë shtetasit M.E, 77 vjeç, dhe gruaja e tij SH.E, 69 vjeçe.

Pasi kanë hyrë në banesë, grabitësit i kanë lidhur me litar çifin e moshuar dhe kanë arritur të marrin një shumë të hollash prej 100 mijë lekësh.

Po ashtu, ata kanë ushtruar dhunë ndaj burrit të shtëpisë, i cili ndodhet në spital. Për këtë ngjarje, janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd