
Një person i dyshuar për së paku dy vjedhje, është vënë në prangat e policisë. Arrestimi u bë nga ana e policisë së Korçës, gjatë mëngjesit të sotëm.
I arrestuari është Daniel Bajrami, 31 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Korçës gjatë së shtunës, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhja”.
I riu akuzohet në lidhje me dy vjedhje të ndodhura më datë 16 nëntor në lagjen nr.4 dhe më datë 17 nëntor, në lagjen nr 10 në Korçë, në banesat në pronësi të shtetasve G.L., dhe S.H., banues në Korçë.
Aktualisht ndaj Bajramit hetimet janë në vijim, për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë i përfshirë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





