Transmetuar më 19-11-2017, 11:37

Aktori i humorit Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli, janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmi është mësuar këtë të shtunë, ku aktorja Kakeli ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet dora e saj, dora e vajzës 2-vjeçare dhe ajo e foshnjës së sapolindur.

Mësohet se çifti i njohur janë bërë sërish prindër të një vajze.

Çiifti i njohur janë munduar që ta mbajnë larg vëmendjes së mediave pritjen e ëmbël të aktores.

Aktorja e njohur është tërhequr disi nga skena e teatrit, për t’u marrë me rritjen e vajzës, por edhe prej shtatzënisë së dytë. /a.y/noa.al