Transmetuar më 19-11-2017, 10:35






Ajo është një nga zërat më potentë që ka nxjerrë muzika shqiptare dhe që ka arritur t’u rezistojë viteve.
Në një intervistë për emisionin “Thumb”, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Myfarete Laze ka habitur me deklaratën.
Marrë shkas nga skandalet e ngacmimeve seksuale që kanë përfshirë së fundmi Hollywood-in, këngëtarja shqiptare është pyetur nëse ka dëgjuar për artiste shqiptare që janë ngacmuar seksualisht.
“Vlerësim është edhe ajo, me të ngacmuar dikush propozim mbetet, vlerësim mbetet” deklaroi këngëtarja.
Por ajo befasoi më atë që tha më tej, “Pantallonat ua heqin atyre që ua kërkon. Nuk t’i heq njeri nëse nuk dëshiron vetë”.