Transmetuar më 18-11-2017, 21:35

Zbulohen eshtrat e një njeriu në Korçë.

Eshtrat janë zbuluar gjatë ditës së sotme pranë qendrës shëndetësore, në fshatin Koritë.

Më herët kjo qendër ka qenë banesë, por prej 20 vitesh funksiononte si qendër shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Banorët thonë se në këtë vend janë gjetur eshtra edhe para një viti.