Transmetuar më 18-11-2017, 17:10

Shuhet në moshën 64-vjeçare kitaristi i grupit muzikor legjendar, “AC/DC”, Malcolm Young.

Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, i rrethuar nga familjarët e tij.

Ai njihej për “shpërthimin” e tij me kitarë, duke qenë pjesë thelbësore e grupit të famshëm nga Australia.

Malcolm Young e themeloi grupin “AC/DC” në nëntor të vitit 1973 dhe pastaj e ftoi vëllanë e tij, Angus, që t’i bashkëngjitej.

Për shkak të sëmundjes, në turneun e fundit që grupi do të mbante, në vend të rokerit u angazhua nipi i tij Stevie.

Malcolm Young do të mbahet mend gjatë nga fansat e muzikës rok./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd