
Trupi i pajetë i avokatit shqiptar Besnik Muço, ku ky i fundit rezulton i zhdukur prej datës 2 nëntor, mendohet se është gjetur nga autoritetet italiane.
Ai është shpallur i zhdukur në fillim të këtij muaji kur hipi në Durrës në traget për të shkuar tek familja e tij në Itali.
Sipas mediave italiane, trupi i gjetur 12 ditë më parë në ujërat e Castros, mendohet të jetë i avokatit shqiptar.
Ndërkaq hetuesit po presin rezultatet e ADN-së për të marrë konfirmim të saktë.
Besnik Muço ishte nisur më 2 nëntor nga Durrësi dhe duhej të mbërrinte në Bari.
Pas orës 23:00 celulari i tij dilte i fikur dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për të.
Bashkëshortja e tij Rajmonda, e cila jeton në Macerata ka bërë kallëzim te autoritetet në lidhje me rastin në fjalë.
Ajo nuk kishte qenë në dijeni se bashkëshorti i saj ishte nisur në Itali e aq më tepër me traget, pasi sipas saj, Muço udhëtonte gjithmonë me avion.
Për këtë çështje kanë nisur hetime edhe nga prokuroria në Shqipëri, ku ndër pistat e mundshme kanë qenë ajo e vetëvrasjes.