
Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "5-Shkurti" në Ballsh, ku Migers Zeneli, duke drejtuar mjetin tip "Ford Fokus" me targa AA 714 SC, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç.
Menjëherë pas aksidentit fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e Migers Zenelit 18 vjeç banues në fshatin Usojë, Ballsh për veprime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". /b.l/noa.al/