Transmetuar më 17-11-2017, 10:10












Ditën e djeshme u mbushën tre vjet nga vdekja e doktor Florit, i cili u nda nga jeta para kohe.
Bashkëshortja e tij Blerina Kondi e ka kujtuar nëpërmjet një postimi të ndjerë, ku ka publikuar një fotografi të Florit pranë vajzës Kaltrina dhe djalit Daniel, të cilin e mban në krahë.
“Sot tre vjet pa babin”, shkruan Blerina si diçiturë të fotos.
Vdekja e doktor Florit la shumë dhimbje pas sidomos tek të afërmit e tij, tek bashkëshortja dhe dy fëmijët.
Në çdo përvjetor apo festë, bashkëshortja e tij Blerina nuk kursen postimet përkujtimore. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





