Transmetuar më 16-11-2017, 12:15

Mesa duket ata i janë rikthyer dashurive të tyre të vjetra. Pas Selena Gomez e cila u ribashkua me ish të dashurin e saj Justin Bieber, edhe The Weeknd nuk po humbet kohë për t’i treguar Selena-s se nuk e ka vrarë mendjen për këtë ndarje.

Pasi u fotografua me modelen që ka qenë e dashura e Justin, tani The Weeknd ka një tjetër plan; të ribashkohet me Bella Hadid. Abel është fotografuar teksa dilte nga apartamenti i Bella-s në New York.

Ai përkulej herë pas here për t’iu fshehur paparacëve, por çdo tentativë ka qenë e kotë pasi ky moment nuk i ka shpëtuar mediave të huaja.

Thuhet se The Weeknd po bën çmos që të pajtohet me Bella-n, pas ndarjes me Selena-n. Nga ana tjetër Justin dhe Selena janë ribashkuar dhe duan që ta mbajnë private dashurinë e tyre. 

Por një ditë më parë ka qenë një fans i tyre që ka sjellë fotot e para të çiftit, pas rikthimit. Dy të dashuruarit janë kapur teksa po bënin një shëtitje në park krah njëri-tjetrit dhe dukeshin të lumtur si të ishin në fillimet e tyre.

E veshur me një fustan të thjeshtë dhe atletet të bardha, këngëtarja thjesht ka buzëqeshur para kamerës. Ndërsa Justin, i cili zakonisht nuk ka ndonjë marrëdhënie të mirë me paparacët, ka qëndruar serioz. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd