U dogj e gjallë nga i shoqi, pasi nuk donte që t’i jepte autorizimin që ai të merrte një grua të dytë.
Një grua u vra në mënyrë brutale në distriktin e Tank, në provincën e Khyber Pakhtunkhw, të Pakistanit, nga bashkëshorti i saj.
Gruaja e re, refuzoi që ti jepte autorizimin që i shoqi të martohej me një grua tjetër, kështu që ai i vuri zjarrin.
Nusja e tij gjeti vdekjen pak pasi u dërgua në spital, si pasojë e djegieve të rënda. Siç raportojnë mediat vendase, vajza ishte 20 vjeçe dhe në moshën 18-vjeçare ishte detyruar nga familja e saj që të martohej, pa i marrë mendimin.
Ky fakt u pranua nga vetë babai i saj, i cili rreth dy javë pas ngjarjes së ndodhur në fund të muajit tetor, bëri denoncimin në polici.
Çifti ishin prindëtr të një vajze dhe gruaja refuzonte idenë e një gruaje të dytë, kështu që në sherrin e radhës shpërtheu revolta e burrit, i cili i vuri zjarrin, duke i marrë jetën. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd