
Përveç familjarëve të ish-kreut të Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, kreut të PS-së Kavajë Gentjan Daja, nënprefektrit të Tiranës Fatos Kaja dhe ish-Shefit të Zyrës së Kadastrës në Kavajë Nezir Lecini, një nga përfituesit e pronave në Spille të Kavajës ka qenë edhe gjyqtari Luan Lusha.
Ai është në listën e gjatë të personave që kanë marrë tokë shtetërore në bregdetin e Spillesë.
Lusha ka qenë në treshen e gjyqtarëve që toleroi dhe mundësoi lirimin nga burgu të Fadil Kasemit, bashkëshortit që vrau gjyqtaren Fidez Hafizi.
Madje këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi inspektim në Gjykatën e Kavajës pas vendimit të dhënë 2 vite më parë për Kasemin, i cili më 31 gusht vrau ish-bashkëshorten me armë zjarri në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë.
Kasemi më pas përfitoi nga amnistia e cila e la të lirë në fillim të vitit 2016. Tre gjyqtarët që u inspektuan nga KLD ishin Eda Kaja, Luan L;usha kryesues dhe Markelian Koço.