



Ata të dy janë ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it. Selena Gomez dhe Justin Bieber janë riktheyr jo vetëm krah njëri-tjetrit, por edhe në vëmendjen maksimale të mediave.
Ka qenë një fans i tyre që ka sjellë fotot e para të çiftit, pas rikthimit. Dy të dashuruarit janë kapur teksa po bënin një shëtitje në park krah njëri-tjetrit dhe dukeshin të lumtur si të ishin në fillimet e tyre.
E veshur me një fustan të thjeshtë dhe atletet të bardha, këngëtarja thjesht ka buzëqeshur para kamerës.
Ndërsa Justin, i cili zakonisht nuk ka ndonjë marrëdhënie të mirë me paparacët, ka qëndruar serioz.
Si duket çifti po përjeton intensivisht marrëdhënien duke kompensuar periudhën kur kanë qenë të ndarë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





