



E dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo vetëm 3 ditë më parë u bë nënë teksa solli në jetë një vajzë.
Sot Georgina Rodriguez, 22 vjeçe ka postuar në rrjetet sociale një foto të adhurueshme me të bijën e porsalindur Alana Martina.
Fotoja mori menjëherë qindra mijëra pëlqime nga 2,4 milionë ndjekësit në Instagram të modeles.
Me ardhjen në jetë të Alanas CR7, është bërë baba për herë të katërt. Në llogarinë e tij në “Instagram” Ronaldo publikoi para pak ditësh një foto përkrah të dashurës së tij Georgina dhe vajzës, i shoqëruar edhe nga Junior.
Tashmë CR7 baba i katër fëmijëve, me Cristiano Jr, binjakët Eva dhe Mateo, dhe një tjetër vajzë të vogël, Alana Martina, që erdhi në jetë nga e dashura Georgina Rodriguez, Ronaldo po e shijon këtë periudhë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





