Transmetuar më 15-11-2017, 15:42

Astrologjia zbulon gjëra rreth mënyrës si ne trajtojmë gabimet. Edhe kur situata nuk është e planifikuar, secila shenjë ka mënyrën si i përgjigjet momenteve të papritura. Sipas ekspertëve, këto janë 4 shenjat e horoskopit të cilat e fajësojnë direkt veten e tyre për ndonjë situatë të caktuar.

Ata nuk lodhen të gjejnë se kush gaboi, por e kanë më të lehtë ta marrin për vete përgjegjësinë e fajit. Bëhet fjalë për: gaforren, virgjëreshën, peshqit dhe binjakët.

Gaforrja

Ajo është në harmoni me emocionet e saj. Një gaforre e pranon fajin më shumë se shenjat e tjera. Ajo fajëson veten për çdo gjë. Nëse një gaforre dëshiron të relaksohet, ajo duhet të ndihet e qetë shpirtërisht dhe preferon t’i japë fund konflikteve duke e marrë vetë fajin përsipër. Sa të mirë që jeni.

Virgjëresha

Virgjëresha është shenja që dëshiron perfeksionizmin. Ajo shkon përtej arritjes së ndonjë qëllimi të saj. Virgjëresha beson se ka kontroll mbi jetën e saj. Ajo vetëfajësohet, nëse diçka nuk shkon si do kishte dashur. Kujdes virgjëreshë, jo gjithçka është kaq perfekte.

Peshqit

Peshqit vetëfajësohen  në situata të ndryshme. Kur vjen puna te gabimet, ata i pranojnë me lehtësi dhe nuk këmbëngulin shumë. Sipas inv, një peshk dëshiron të fajësojë veten nëse diçka shkon keq. Ndjenja e fajit shkakton rrëmujë në jetën e tyre. Sa i ndjeshëm je o peshk.

Binjakët

Binjakët nuk kënaqen lehtë. Ata e kanë ndjenjën e fajit kur mendja e tyre po ndryshon. Një binjak e fajëson shpejt veten nëse diçka shkon keq. Binjakët ndihen të lumtur nëse vërtetë janë të sigurtë për opsionet e duhura. Pavendosshmëria i bën ata, të mos e kenë problem pranimin e fajit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd