Transmetuar më 15-11-2017, 12:52

Një operacion i koduar “Marangozi” ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej 12 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe arrestimin e poseduesit të saj.

Policia e Elbasanit bën me dije se ka arrestuar shtetasin Andon Alla, 41 vjeç banues në fshatin Dushk të Lushnjes. 

Arrestimi i tij u bë në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Opel” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd