Transmetuar më 15-11-2017, 11:46

Është mbyllur mbrëmja e madhe e çmimeve Kult mbrëmjen e të martës në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, në Tiranë.

Një nga eventet më të veçanta që arrin të bashkojë të gjitha zhanret e artit shqiptar për garën e çmimeve Kult ka shpallur artistët fitues pas dhjetëra nominimesh.

Mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Kult për të trembëdhjetin vit radhazi, shpalli fitues emrat më të mirë në fushën e artit.

Aktorë, këngëtarë, autorë librash, instrumentistë, balerinë e artistë të artit pamor dhe jo vetëm, pritën me emocion ndarjen e çmimeve.

Lista me disa nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes:

Artisti Pamor i Vitit

Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit

Ervis Nallbani

Instumentisti i Vitit

Jonian Kadisha

Interpretuesi lirik i Vitit

Vikena Kamenica

Kënga e Vitit

Alban Skënderaj

Aktori i Vitit

Bujar Asqeriu

Regjia e Vitit

Altin Basha

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd