






Për një stjuardesë si ajo, e mësuar të fluturojë çdo ditë në mijëra metra lartësi, mund të duket paradoks ajo që i ndodhi.
E reja dëmtoi shtyllën kurrizore, pasi ra nga një lartësi prej tre metrash nga dera e një avioni Boeing 737-800, të ‘Xiamen Air’, i cili ndodhej në aeroportin e Zhengzhou Xinzhou, të Kinës.
Avioni ishte ulur pasditen e së premtes, 10 nëntor, pasi ishte nisur nga aeroporti i Fuzhou Changle, ku do të nisej sërish drejt Lanzhou.
Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, e filmuar nga kamerat e sigurisë, gruaja po lëvizte nëpër shkallë, kur në një moment hutimi këmba i zuri bosh dhe u rrëzua.
Stjuardesa u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan frakturën në shtyllën kurrizore. Fatmirësisht, për të nuk ka pasoja serioze. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





