Transmetuar më 14-11-2017, 19:26

Mediat greke kanë publikuar pamjet e një atentati, ku në shënjestër të tij kanë qenë një shqiptar 32-vjeçar, dhe miku i tij grek.

Të dy ata kishin marrë një automjet me qera, ndërsa për fat të mirë shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, po ashtu edhe greku.

Ka qenë televizioni “Alpha” i cili ka bërë publike pamjet e marra nga një biznes privat.

Në video duken qartë shqiptari dhe miku i tij grek, dhe dy persona të tjerë të cilët vrapojnë.

Sipas mediave të vendit fqinj, kanë qenë katër persona që kanë organizauar sulmin, ndërsa dy prej tyre kanë qëlluam me armë zjarri.

Për pasojë, shqiptari mori një plum në kofshë, ndërsa miku i tij u lëndua në bark. Të dy janë jashtë rrezikut serioz.

Janë të paqarta arsyet e këtij sulmi. /k.k/noa.al/