Transmetuar më 14-11-2017, 13:27

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 në autostradën A22 në Brennero të Italisë, ku viktimë ka mbetur kamionisti shqiptar, 48-vjeçar, por rezident në Gjermani.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mjetesh të rënda.
Në vend shkuan me urgjencë dy ambulanca dhe një helikopter, por për shqiptarin ishte gjithçka e kotë, pasi ai kishte vdekur në vend.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit tragjik. /b.l/noa.al/