Transmetuar më 12-11-2017, 13:07

Çmimet Kult rikthehen në edicionin e 13-të, të martën, më 14 nëntor, me shumë artistë të nominuar. 

Emrat më të spikatur, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë të fushave të ndryshme, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult.

Janë 60-të artistë të nominuar, për 10 Çmime të Mëdha, dy Çmime Speciale dhe dy Çmime Nderi. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, presidenti i “Akademisë Kult”, Ylli Sula, tha se “Çmimet Kult” janë më shumë se sa garë, janë promovim i prurjeve më të mira.

Gjatë intervistës, Sula u është përgjigjur edhe kritikave të këngëtares Rozana Radi, kënga e së cilës nuk ishte nominuar në edicionin e këtij viti. Pak ditë më parë, Rozana Radi, kritikoi ashpër nominimet për “Kënga e vitit 2017” nga Akademia KULT me një postim në rrjetet sociale.

Në kundërpërgjigje me të, Sula tha se: “Çmimet Kult më shumë se sa garë janë promovim i prurjeve më të mira dhe vlerave më të mira. Ajo çka kishte thënë Rozana, kam përshtypjen se vjen nga mosnjohja e procesit të Kultit. Kulti nuk është shumatore e fituesve të çmimeve të dhëna. Kulti liston këngët, të cilat votohen dhe më pas nxirren kandidaturat.” /b.l/noa.al./ 

Shpërthen Rozana Radi: Mos luani bixhoz me artin e të tjerëve, e turpshme