Transmetuar më 12-11-2017, 08:25

Ata janë dyshja e preferuar e muzikës hip hop. Mc Kresha dhe Lyrical Son numërojnë disa bashkëpunime të kthyera në hite të padiskutueshme.

Dy reperat nga Kosova publikuan këngën e re “Duqa mi duqa” për të cilën jemi të sigurtë që do të ndjekë suksesin e këngëve të tjera.

Kresha dhe Lyrical Son të cilët janë pjesë e “PINT”, e lançuan këtë projekt të shoqëruar me videoklip.

Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur vetë dyshja, ndërsa për videon është kujdesur “PINKMOON”.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Mc Kreshës dhe Lyrical Son, me titull “USA”. /b.l/noa.al/