Transmetuar më 11-11-2017, 16:53

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan.

Mësohet se një person me iniciale A.M., 60 vjeç banues në Elbasan i cili ishte i paralizuar, ka rënë aksidentalisht nga shkallët e katit të parë të pallatit.

Si pasojë 60-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen "Luigj Gurakuqi".

Shërbimet e policisë po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd