
Ishte folur në media për largimin e tij nga Top Channel, ku për disa muaj drejtoi një emision, por asnjëherë nuk e kishim dëgjuar nga goja e Adi Krastës arsyen e largimit nga puna.
Përballë Eni Vasilit, në “Studio e Hapur”, Krasta tha se i ishte kërkuar që kontrata të mbyllej më herët, dhe kështu u bë.
“M’u tha që duhej të mbyllej më herët kontrata. Nuk më është thënë asgjë tjetër, as e shkruar. Ne firmosëm kontratën, dhe më duhet të them që ishte një ndarje xhentëlmenësh”, tha Krasta.
Ai foli edhe për raportin media-politikë, ku tha se deklaratat fyese të Kryeministrit Rama nuk duhet të jenë aq të rëndësishme përballë kanabizimit të vendit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
