Transmetuar më 09-11-2017, 16:38

Mediat italiane, më pas dhe tonat, nisën të shkruanin se Vieri do të bëhej baba. Sot iu është dashur të njoftojnë që shtatzënia nuk ka shkuar si duhet.

Çifti kanë qenë të detyruar të publikojnë një deklaratë për të shuar zërat e përhapura pas lajmit të së përjavshmes Chi.

“Me dhimbje, jemi të detyruar të ndalojmë zërat e një shtatzënie që qarkullojnë këto orë në media të ndryshme. Fati donte që të mos ishte kjo koha. Ju kërkojmë të gjithëve të kuptoni dhe të respektoni fazën delikate të jetës sonë.”

Një ndërprerje e shtatzënisë që nuk i ka dhënë gëzimin e pritur Costanza Caracciolo-s dhe Vieri-t, por mbetet mundësia që ta provojnë sërish për të pasur një fëmijë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd