Një automjet është përfshirë nga flakt ditën e sotme. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 të Korçës, ku furgoni tip “Benz”, me targa AA 729 BL, u dogj tërësisht.
Mësohet se makina është në pronësi të 32-vjeçarit, B.Ll, banues në Korçë.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, si edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga të dhënat paraprake dhe kqyrja, rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri që është konstatuar në brendësi të tij, e cila ka shkaktuar edhe djegien e plotë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, por familjarët e pronarit të makinës, kanë dyshime se ngjarja është e qëllimshme. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd