




Kate Middleton e cila në Kesington Palace është padronia e shtëpisë së eventit gala për bamirësi Anna Freud National or Children and Families, shoqata që kujdeset për fëmijët me probleme mendore, ka treguar barkun e saj të rrumbullakët i cili ka nisur të duket nga fustani.
Dukesha e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë, buzëqesh duke magjepsur të pranishmit me ëmbëlsinë e saj dhe elegancën që e karakterizon.
Pasi është kthyer më në formë pas shqetësimeve me shtatzëninë në muajt e parë, Kate tregon se format e saj tani po ndryshojnë,por ajo sërish nuk i ka humbur linjat e saj trupore.
Elegante me një fustan të gjatë tyli të veshur edhe në vitin 2014, bashkëshortja e princit William vazhdon angazhimet e saj publike.
Kate është nëna e George dhe Charlote, ndërsa pritet që në prill të sjellë në jetë fëmijën e tretë. /b.l/noa.al/